![]() |
| Miradije Zymberi Avdullahi |
Mbi vrragët e shpirtit
Ca vargje, teksa i shkruaj,
shumë gjëra po kujtoj;
një fjalë e jotja sot
më bëri të mendoj.
Nuk kam pse të mbytem,
se jetën ma fali Perëndia;
nëse në shpirt u vyshka,
fajin e kanë ndjenjat e mia.
Por fjalët e tua
më ngjallën prapë shpresë,
mbi vragë e mbi plagë,
që mirësia të mos vdesë.
Ndaj kohën s’e çova dëm,
me ty mbetem krenar;
shkrova vargun që emri yt
të mbetet i pashlyer në altar

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire