RADIO VLERA

mercredi 18 mars 2026

Selvete Dervishi - Nimani : Flas me yjet

Selvete Dervishi - Nimani

 










Flas me yjet

Kur nata mbulon tokën me dritë hënore,
shikimin e ngre drejt qiellit pa ngurruar,
atje ku yjet, si sy të ndritshëm, vezullojnë;
me ta flas shpesh, pa fjalë, pa u dëgjuar.

Disa prej tyre më duken më të afërt,
në heshtje më thërrasin, më bëjnë të ndalem;
ndriçimi i tyre më prek shpirtin e qetë,
si zëra të vjetër që s’mund të harrohen.

Gjuhën e tyre s’e di kur e mësova,
ndoshta nga malli që thellë i veçova;
bëjnë më shumë dritë se të tjerët,
bukuria e tyre kurrë nuk tretet.

Ndoshta s’janë veç drita në errësirë,
por kujtime që fluturojnë nëpër hapësirë;
ndoshta janë ata që më mungojnë,
e në yje ende më shikojnë…

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...