RADIO VLERA

dimanche 1 mars 2026

Miradie Zymberi Avdullahi : Vulë dhembjeje

Miradie Zymberi Avdullahi
 











Vulë dhembjeje


Dhembjet e jetës në duar i shpalos,

me plagët e shpirtit i vulos,

i lidh në fasha e t’i sjell tek ty,

t’i mbash mirë, mbyllur në dry.


Nën këmbë më rrëshqiti dheu,

zemrën si kristal në copa e theu,

mbuluar me lagështi,

po merr erë ligështi.


Shpirti nuk duron më tepër,

dhembja i shtohet plagës së vjetër,

qullet gjoksi, i ulur në lot,

si s’ka qenë as dje, as sot.


Dhe nata vjen me tjetër hije,

mbi plagë që dhembin me rini,

se ky shpirt mbeti pa vetëdije,

i humbur në këtë pafundësi.


Por prapë në shpirt një dritë po del,

se nata e gjatë s’mbetet në ferr,

mbi plagët e thara do mbjellim shpresë,

se jeta rilind, posa të zgjohemi në mëngjes.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...