RADIO VLERA

jeudi 5 février 2026

Ragip RAMAJ : DY POEZI

Ragip RAMAJ










KURRË NUK TAKOHEMI

sot dua të matem me diellin

a ma i lodhur jam unë që tanë jetën udhëtoj duke pritur trenin

a dielli që tanë jetën udhëton drejt pritjes sime

dhe kurrë nuk arrin

nuk takohemi

e zë Nata n'gjysmë t'rrugës

mbesim pa u takuar

duke kërkuar takimin tonë

me xhama të krisur shprese


XHAMAT E DRITARES KANË ZËNË PO KALBEN

fjala ime u rrokullis 

teposhtë bjeshkës së heshtjes

dhe ra në greminën e vetmisë

kujtimet rrjedhin shtratit të lumit

nëpër të cilin kalon vetëm Drini i Bardhë

mëngjeseve me shkumë të bardhë ëndrre

xhamat e tejdukshëm të dritares së kujtimeve

kanë zënë po kalben

nga shiu i shikimit tim 

që vazhdimisht bie

mbi atë që gjithmone të mungon

Atdheun

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...