RADIO VLERA

dimanche 1 février 2026

Mirushe H.Musa : VAJZA ME PSHTJELLAK

Mirushe H.Musa
 










VAJZA ME PSHTJELLAK


Dola brigjeve lart, në male,

Buzë liqenit më shkuan sytë,

Një zambak aromën më fale,

Vajzë e bukur me pshtjellak të qetë.


Me hijeshi ecte prej shtegut,

Bukur i rrinte pala e jelekut,

Fustani i kuq prej mendafshi,

Si shtojzovalle i rrinte shtatit.


Rruga plot këneta e moçale,

Bëja plane si të dilja në male,

Të këpus një ylber nga qielli,

Ta bëj urë gjer te liqeni.











Reve ua mora një laps të artë,

Si gjarpëronin brigjet, i vizatova,

Si t’i kaloja gjithë këto pengesa,

Për te vajza hartë ndërtova.


Doja të prekja hirësinë e saj,

Gërshetët e flokëve me dorë t’i prekja,

Me buzëqeshjen e saj sharmante,

Retë i ngatërronte mes veti.


Mblodha zogjtë e dallëndyshet,

Në prehër të maleve, në kuvend,

Bilbilave në bjeshkë u bëra lutje:

Te e bukura të shkonin në shkes.


18 dhjetor 2024

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...