RADIO VLERA

mercredi 11 février 2026

Mirushe H.Musa : Shtëpia e Vjetër

Mirushe H.Musa



 








Shtëpia e Vjetër 


Nga vendëlindja mora një copë letër,

E shkruar nga prindërit plot vuajtje.

Dheu i huaj kurrë s'të bënë të lumtur.

Mos na harro, se jeta është e shkurtër.


Letrën që lexova më mbushi trishtim, 

Nata e gjatë sikur një shekull pa agim.

M'u duk se u ça qielli,hana seç u fsheh,

Muret më shqetësuan deri në mëngjes. 


U ktheva prapë në shtëpinë e vjetër,

Dera lëkundej heshtur nga era e ftohtë, 

Drutë pluskonin të ndezura në oxhak, 

Nënën se gjeta duke më pritur në prag.













Zëri i'm përplasej me muret e heshtura,

Fëtyra e zbehur, buzëqeshjen ma ngriu.

Breshëri lotësh më vërshuan syve prore, 

As kafet s'ua gjeta atje në pushimore. 


Stuhia që me sillej shpatullave vërdallë,

Ma zinte frymën si pelhurë sikletshëm, 

Letra e prindërve ishte shumë e vërtetë,

            "jeta është e shkurtër!" 

E prindërit nuk janë të përjetshëm.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...