RADIO VLERA

lundi 9 février 2026

Adifete SHITI : TRASHËGIMI SHPIRTËRORE

Adifete Shiti
 










Trashëgimi shpirtërore


Një buqetë me lule

s’e mbush zbrazëtinë time.

Pranvera sjell aroma të përkohshme,

por asnjë lule

nuk e mban aromën e nënës.


Ajo nuk çel në kopshte,

as nuk lidhet me fjongo.

Është ngrohtësi që lind nga shpirti,

dorë që të mban edhe kur lodhesh,

dritë që rri zgjuar

kur bota fle.


Lulet bien,

stinët ndërrohen,

por dashuria e saj

nuk njeh kohë.


Unë ec e qetë përmes viteve,

me heshtjen si shoqe udhe,

dhe atë aromë e mbaj brenda vetes

si amanet.


Sepse prej saj kam mësuar

se dashuria më e fortë

ka zërin e një gruaje

dhe emrin:

nënë.


Adifete Shiti ©

Shkurt, 2026

Dardani

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Skender Berisha : GJATË TË KAM KUJTUAR

Skender Berisha   GJATË TË KAM KUJTUAR Shkunde edhe pak atë borë shpirti po të ngrin gjatë po të ngrin ta dish këtu e ke folenë shtëpinë shk...