RADIO VLERA

mardi 3 février 2026

Mirushe H.Musa : Nusja e Gurit

Mirushe H.Musa
 











Nusja e Gurit


Në kalë, me krushqit, Bora ngjitet,

Si zanë liqeni zbukuronte brigjet.

Flokët e gjata si kristal mbi shtat,

Era i hidhte si flatra nën duvak.


Flasin malet, flet rrapi i lashtë,

Nusja krenare rri mbi një shkëmb.

S’u mposht nga turku i pabesë,

Krushqve në udhë ua kishte prerë.











Kthehet dasma në tragjedi,

Vriten krushqit udhës, në pabesi.

Djali i pashait del me grupe,

Donte Borën ta merrte për nuse.


Nuk e shkel kombin bija fisnike,

Djalit të pashait nuk i bindet.

Veshur me atë fustan të bardhë,

Si shqiponjë fluturon mbi shkëmb.


Në dorën e hasmit nuk bie kurrë,

Ra nga shkëmbi, u bë skulpturë.

Besnike qëndruan bijat e arbërve,

Kurrë s’u bindën bijve të sulltanëve.


S’u nënshtruan nën këmbën e askujt,

Gjaku arbëror, jo — nuk bëhet ujë.


3 shkurt 2026,Gjermani

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...