RADIO VLERA

jeudi 5 février 2026

Adem ADEMI : SALI MANI

Adem ADEMI
 










SALI MANI


Ty, Malësi e Madhe, t’qofsha falë,

Në gjirin tënd ke lindur një djalë.

Në ato male të bekuara nga Zoti,

Ku çdo shtëpi ishte kullë baroti.


Po rritej Saliu në Shqipërinë e lirë,

Këngët e trimërisë i kishte dëshirë.

Shumë i ri, Saliu filloi për të kënduar,

Në zemrat tona thellë për të depërtuar.


Ah, sa bukur i këndonte Malësisë,

Anë e mbanë trojeve të Shqipërisë.

Por Drenicën e kishte për zemër,

U këndoi trimave, emër për emër.


“Azem Bejta e largon gurin,

Del Drenica e çon Flamurin.

Ka marrë flakë Kulla e Jasharit,

Ndizet gjaku i çdo shqiptarit.”







“Shkon jehona nëpër botë,

Jam Drenica – Kosova thotë.

Jam Drenica – thotë Shqipnia,

Mos i prek, shkau, trojet e mia.”


Shpesh i këndoi edhe dashnisë,

Me zë të bukur në tela t’çiftelisë:

“Moj e mira o bregut t’Cemit,

Bardhë si bora e Kelmendit…”


Ah, ti moj vdekje, qofsh mallkuar,

Që s’e le gjatë për të kënduar.

Këngëve shqipe tani u mungon,

Me mall Shqipëria po të kujton.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...