RADIO VLERA

samedi 24 janvier 2026

Mirushe H.Musa : Nën ombrellën e Shadervanit


Mirushe H.Musa


 
















Nën ombrellën e Shadervanit

Më the: Prizreni është qytet i lashtë,
Eja të takohemi te Shadervani.
Veshe fustanin e hanës së verdhë,
Që dikur e kishte veshur e bukura Helenë.

Unë vesha këpucë prej mendafshi,
Që t’i njihje takat e mia prej së largu.
Diellin e mbështolla kollon të hollë,
Kapelën gri me gajtan e vura mbi flokë.

Dielli zhyti sytë thellë në Shadervan,
Shiu lehtë binte, ritmik, me klithma.
Befas u gjendëm të dy nën një ombrellë,
Belin ma preke, si të më godiste vetëtima.

Mbrëmjen e freskët ia fala Lumbardhit,
Mëngjesin, buzë Drinit të Bardhë e të Zi.
Doja të thërrisja me zë të fortë,
Sa të dua ty, ta dëgjonte e gjithë bota.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...