RADIO VLERA

mardi 6 janvier 2026

Fitnete Bashota Krasniqi : LULJA E BALLSAMOSUR

Fitnete Bashota Krasniqi











 LULJA E BALLSAMOSUR


Nën vezullimin e qiellit n'kaltërsi,

t'fohtit bimët i kishte ballsamosur,

kishte harruar se atje mbi një shkëmb n'bardhësi,

kishte çarë tokën  , një zambak i ri.


E  Hëna atje n'qoshe psherëtinte,

bardhësinë e pikëlluar lëshonte

 edhe pse e dinte- nga të ftohtit,

zambaku të ngrihej nuk donte!


Pranvera ende dritaren se kishte hapur,

puse e llaq na silleshin vërdallë,

kupa e qiellit skuqej nga dielli,

lumenjët shkrinin borën  e bënin kristal.


Me duart e mia ja largova akullin përmbi,

 e hukata me frymën time-ja mbulova shtatin

rrënjët i kishte të forta ,

e gjethet ja ngrohnin shtratin.


Zambaku i bukur tokën ndriti,

buzëqeshëm bashkë , e nga dielli lëshuam dritë,

ajo  lulja e ballsamosur- tash si pemë dashurie më është rritë!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...