RADIO VLERA

vendredi 23 janvier 2026

Fatmushe Gerguri : Buqetë poetike

Fatmushe Gerguri

 










Në vargun tim


Në vargun tim

dua jetën pa djallëzi

dhe njerëzit pa u djallëzuar.


Dua që vargu të sjellë mirësi

për ju që më keni lexuar.


Dua t’ju uroj me respekt

rehati dhe shëndet.


Qofshi faqebardhë

dhe ju priftë e mbara,

ditët tuaja qofshin të bardha.


Urime e gëzuar,

me shumë dashuri,

në familjen tuaj le të ketë harmoni.


I ftohtë Janari


Presidentin na mori janari,

me acar e borë të mbuluar,

me dhimbje Kosova ishte zgjuar.


Janari, muaj i gjatë,

i ftohtë, me ikje e shtrëngatë;

stuhi, erë e mërzi,

shtëpitë të mbuluara ishin.


Me lot e nderime,

shpirtra të mirë të përcollën.

Rrugët e sheshet nuk mjaftonin,

nga njerëzit ishin mbushur.


Ti ike nga kjo botë,

por në histori ke mbetur.

Kjo datë shënohet çdo mot,

President – lavdi!


Mjegulla


Na mbuloi mjegulla, ra si natë,

pa e kuptuar si na zuri në pritë.

Mjegull syve, mjegull mendjes,

dita u mbyt, natë u bë parakohe.


Armiku e ujku në mjegull dalin,

të fshehur, presin prenë e vet.

Zgjohuni, o ju që flini,

hiqni perdet, le të hyjë drita në jetë.


Nga qielli lart shikoj e lutem,

mëshirë të ketë i Madhi Zot.

Qoftë besimtar apo profet,

njerëzimi paqe të ketë në këtë tokë.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...