RADIO VLERA

lundi 17 novembre 2025

Kumrie Avdyl SHALA : CIKEL POETIK

Kumrie Avdyli SHALA

 











LUAJTE ME ZJARR 

Hi syve u mundove me ia hedh,

n’anën tjetër po vjell vner,

dashurinë e sinqertë me sfidua…

N’heshtje po vuan, po vuan.


Mos u kapërcat si qengji

kur thith temën e tij.

Hesht, mos lëndo, kurrë mos gjyko.


Dashuria don sfidë, guxim, paqe e siguri,

vlerësim e vendosmëri.

Dashuria s’do lajka as dredhi.


Zoti ka thanë: e vërteta është hak,

gënjeshtrat e mashtrimet janë mëkat.


Një lëmsh n’fyt t’është lidhë si nyje,

pse u mundove t’ia hidhësh hi syve?


Çdo rrugë u përpoqe me e ba tym e flakë,

vëmendje me marrë,

e n’anën tjetër sillesh si “melaqe ”eh,

në dorë mban urat,

n’dorën tjetër tespi me tufë të gjatë.


Kur të shohin n'fotografi, sytë u mbesin n’ty.

Largohu prej dogmave, mos shit filozofi.


E di, shumë gjëra ke ba n’jetë.

Ehh… n’opinion je i dashur,

i afërt e i “qet”.


Në gjuhën popullore kanë thanë:

“Lëkurën e qengjit veshur po e mban,

kurse shpirtin e ke katran.”


Bota është e vogël, kot s’e kanë thënë.

Sekretet kurrë s’mbahen,

kur dalin prej njëzet e katër dhëmbëve.


Pse lujte me zjarr, o shejtan?

Se u dogje vet në të.


SHQIPONJA JETON VET

Nuk jam mësuar ta ledhatoj askënd në botë,

as të ngjitem në majë pa meritë,

se shqiponja fluturon vet,

pa lëvdata, pa maska.


As fjalë miradie s’thur dot,

poqe s’janë të merituara,

as kur të vdesin s’mund t’ua them.


Më vjen keq për ata,

që shesin shpirtin për pak lek, 

e fërkohen me çdo dreq të rrugës,

veç për të prekur majat e suksesit, pa meritë.


Se, krenaria e vërtetë nuk shitet për duartrokitje.



VONË ËSHTË TË PENDOHESH

Kur ishim të rinj, prindërit na këshillonin:

“Kujdesuni për veten, askujt mos i besoni,

Se ju drejtojnë për në udhë pa kokë;

Kur mendja t’ju copëtohet, është vonë.

Mos prit të ofrohen as miq, as shokë.”


Pastaj, as koci, më emrin koc se ka,

Fytyra e larë me sapun, mbetet e ndyrë.

Të kujdeseni për veten, nuk është shaka;

E kur në gjak të futet lakmia e pashlyer,

As arkivoli mëkatet s’t’i bart dot.


As shtazë, as shpendë s’të afrohen,

Nga kundërmimi yt.

Ndaj kërko ndihmë nga i Madhi Zot!


E kjo gjë të rrënqeth çdo ditë,

Edhe kur fillon të çelë pranvera,

Lotët ujisin shtatin tendë

Që qelbej para se t’luzojë.


Është dhimbje e rëndë kur e kujton,

Si qyqja, arkivolet vajshëm i numron.

Falë teje, gojmjalt e zemërqelbosur,

Nuk do ta shohin kurrë dritën e diellit.

E dogje që në rrënjë bimën e posaçelë.


Qortimet, këshillat, betimet u harruan,

Se leku i ndyer jua mori mendjen,

Ju dërgoi në udhën pa kthim.

E tani, lutuni e agjëroni sa të doni ,

Se është shumë vonë për çdo pendim.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...