RADIO VLERA

mardi 13 mai 2025

Mirushe H.MUSA - Buqetë poetike

Mirushe H.Musa

 










KARAJFILI I ÇELUR NËN GUR...


Nën gur të ftohtë, në qoshe harrimi,

Çeli një lule me ngjyrat e tua,

Si nata me hanë , e fllad agimi,

E heshtur, por plot ngjyra që dua.


Askush s’e dinte lulja ku u zhduk,

Që iku pa shenjë,e iku pa gjurmë, 

Por zemra ime, si toka në muzg,

E ndjeu se lulja ishe ti –nën gur.


Ti çele aty ku s’kishte as pranverë,

Mes gurësh, mes ditësh të thara,

Dhe unë, si shtegëtar pa shteg pa udhë,

të gjeta pa shpresë, mbuluar me gur. 


Dhe tani kur fryn era, kur bie një shi,

Më vjen aroma jote si mall i vonuar…

Kajranfil nën gur, si ti s’ka njeri –

E heshtur, e ëmbël..zemrën ma ke pushtuar.













NËNA ...


Unë jam një nënë lartë si shqiponjë,

Që s’lë të bjerë mbi fëmijët asnjë njollë.

Stuhitë me gjëmë unë s’i kam frikë,

Krahët si mburojë – e gjoksin çelik.


Nga shkëmbi zbres, kur nata bie rëndë,

Mbi fëmijët e mi mjegull s’kam me lënë.

Asgjë nuk e ndal një nënë në betejë,

Kur fjala “fëmijë” në zemër i rreh.


Nëse edhe bota shembet, unë s’lëvizë,

Me shpirtin e hekurt, askujt si kam frikë, 

Se mbi çdo gjë që ekziston në botë,

Dashurinë e nënës askush s’mund ta mposhtë.



TRËNDAFIL AGU ...


Në çastin e parë që agoi një dritë,

Një rreze të artë me vuri në pritë,

një erë diamanti,si puhizë të lehtë,

të pash trëndafil agu, stolisur me vesë.

 

Në agun e mëngjesit t’i pashë sytë e zi,

Si yje të heshtur një det në brendësi,

Fytyra jote e ëmbël – trëndafil i njomë,

Je puhizë pranvere që lulet zbukuron.


As dielli i muzgut s’do të perëndojë,

I ngatërrohen rrezet mbi ty kur shikon,

Trëndafil i zjarrtë, ngjyrën kuq të artë,

nuri yt megjepses shpirtin me trazon.

 

Sa herë buzëqesh, lulëzon stinë e verë,

Sa herë ti më flet, diell lind përherë,

Në gjurmët e tua, e ndjej veç mirësi,

Rrugën ma ndriçon me ata sytë e zi.




Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...