RADIO VLERA

mercredi 14 mai 2025

Miradie Zymberi Avdullahi : Buqetë poetike

Miradie Zymberi Avdullahi

 











VËLLA I MOTRËS...


Pash njat Komb e t'shtrenjtin Atdhe,

pash njat Zot e atë fe,

pash ata zogj që ke në fole

me mall kështu më gjat mos më le!


Një zemër të brisht, shtrir e ke në duar,

para syve një jetë, libër të shfletuar!

Mos u bëj greminë e fshehur nën barin me vesë,

mos të fundoset dhe kjo e pakët shpresë!


 Sa guri i Sizifit, mos e rëndo pikëllimin,

gjakftohtë rri nëse të ngacmuan durimin!

Se kot të parët nuk kanë thënë;

Më mungon i dashur vëlla,


"Ky mërgimi shumë plagë e rënd"!

nuk di me kend tjetër hallet me i qa,

e di mirë, të kam një, sa më ke munguar,

të pres tek porta unë motra, me mallin mbuluar!


KOSOVË ! GJAK, MALL E VAJ...!


Deshën degët t ' mi këpusin,

por, i mbrojti trungu i fortë.

Deshën trupin t' ma presin,

po e mbrojtën rrënjët në tokë.


Deshën sytë t' mi verbojnë,

edhe pa ta unë do të shikoja.

Deshën veshët t'mi shurdhojnë,

këngën e rritës mos e dëgjoja.


Deshën duart t'mi shkurtonin,

pa to kurrë t'mos ledhatoja.

Deshën këmbët t ' mi thyenin,

Kosovë! Drejtë teje mos vrapoja.


Deshën zemrën të ma ndanin,

por, në mendje të mbaj.

Deshën mendjen të ma hutonin,

Kosovë ! Gjak, mall e vaj ...!


JETA ËSHTË E BUKUR...


Buzëqeshja është bar,

në shpirt të sjellë freski,

kur ka efekt në varr,

kush të ndihmon, s'ka rëndësi.


Humba disa beteja,

po luftën nuk e dorëzoj,

do të më ndihmoj buzëqeshja,

fitorja të jetë e imja, vetes i premtoj.


Nuk do të qaj më këtë ditë,

lotët nuk janë bar për të shëruar,

nuk do ta ftoj asnjë pikë,

se, jeta është e bukur, duhet jetuar.


Dua të ndëgjoj mbrëmjen tek i falet ditës,

dua të shikoj muzgun, terrin duke grabit,

edhe natën duke iu përkulur mëngjesit,

se errësira ka nevojë për diell e pak dritë.


NE TË DY


Dhimbje e kujtime,

të gjitha i harruam sonte,

përveç ne të dyve, dashuria ime,

asgjë tjetër nuk ekzistonte!


Zbuloi fytyrën e buzëqeshur dhe hëna,

dashurinë tonë me gëzim e shikon,

me rrezet e saja të ndritshme

pika lumturie nga qielli na dërgon!


Nën dritën e saj bashk ne dy,

lozim pranë e pranë me gëzim,

kohën e re  n'lumturi rifilluam,

do ta ruajmë deri në amshim!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...