![]() |
| Asja MULGECI |
MI KTHE TETANA
Mi kthe fluturat
që m’zgjojshin natën
tue vallzue rreth meje,
sa herë ti m’i ngulshe sytë shigjetë,
fluturat e shkueme krahëreje
Mi kthe prekjet e buta
që kalleshin lkurs
si lulkuqet fushave t’grunjta.
Mi kthe zgjimet
që dritën ua ngjitsha n’ftyrë
pa zbardhun mirë
Netët e pagjumta ku
thursha vargje për ty,
tue m’kqyrë tanë bota me zili,
pëshprimash,m'shiblojshin tëmen dashni
Mi kthe dallditë
që m’shkërmoqshin trupin,
stinëvjeshtën tëme
si vashë lozonjare,çmenduni zemre
Mi kthe tetana puthjet
mshelun n’sy
kthema lulen e pranverës
që nguta me çelë
në ’t’dimnit acar n’ty
Ma kthe diellin skulpturë
n’sy,
vedin që humba, tue t’djekë ty!
TASH SHPRESOJMË APET
M'ishin fishkun andrrat nën retinë,
prej kohsh qorrue...
pluhnaj e heshtjes pllakosë, qerpikve brymë
gurza lotit, dritë e fikjes pikturuë
eshtrat tue hanger njani tjetrin,
e dhimbjes gravurë n'lkurë
Piskamë fundshpirtit u ndez u përndrit,
thirrje e etërve tane amanetqarë,
damarve vershoi lumë
u ringjall hinit t'vdekjes si feniks
U zgjuen andrrat, moren krahë,
trupit t'cunguem,
nga zemra e toks tis i kuq flakë
i kaplova n' gji u dhashë ngjyrē ,identitet
na bijt e shekullit t'shpresës çelem sy,
syve t'përgjumun
tash shpresojm t'shtrijmë rranjët t'lirë,
ksaj toke, apet!
Prej kohsh busullhumbun
U fiken nji pale sy pishtarë
q'i kalleshin syve t'atij,
stuhi e duhi zemre...
tash ai ftohtë veri,
endet kotsisë
kallkan, pa sy e pa dashni
Tue pre ajrin dnesash,
lypi silueten , n’forma zemre,
vec tymin e zjarrmit t’shkimun
shoh kah retë,
Sa nxeht ky fundqershori
djeg e dhemb çdo gjurm puthjesh
e ngucjesh
Prejt kohsh busullhumbun
ftyrerreshkun,i zymtē
si bari i zhuritun thepnajash
butë e perkdhel dielli,
verave e puth kaltert qielli,
cullak bajn dashni
Mistike, idilike kjo ndjenje bio,
bash për lakmi...
Jo shaluem inatesh t’verbta,
kalëron rrugve pa krye
Ndersa jeta që s’e ndal vrapin,
kurrnji dekik,
t’mirat i mbledh si bleta nektarin
n’sahat deks,
deks me i ba pritë!

Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire