RADIO VLERA

jeudi 26 mars 2026

Violeta Maliqi : PRANË TEJE

Violeta Maliqi

 










PRANË TEJE


Unë të kam dashur si askush tjetër,

por koha s’është gjithnjë e drejtë,

shkela për ty botën e vjetër,

për të të kthyer prapë në jetë.


Mos m’u largo këtë prag vere,

se t’i kam dashur ata sy,

kur bota t’fliste për të tjera,

mendoja fshehur veç për ty.


Dhe kur ti rendje nëpër shtigje,

e bota ëndrrat t’i rrëmbente,

një urë ndërtoja mbi dy brigje,

që shpirti yt prapë të shkëlqente.


Prandaj edhe botës, kësaj bote,

se të kam dashur, pa droje i them.

Veç të mos shëmbet jeta jote,

gjithmonë pranë teje do të jem.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...