RADIO VLERA

mardi 18 novembre 2025

Klodiana KLODI : Buqetë poetike

Klodiana KLODI

 










DASHURI DIAMANTI


Ti erdhe ngrohtësisht në shpirtin tim,

si flladi i ëmbël vjeshtor.

Më pëlqen frymëmarrja jote,

ndej e ndiej në tërësinë e trupit,

mbushur me jetë,

dhe jeta ime shtohet.

Në momentin e fundosjes sime,

ti je aty, për të shëruar plagën time.


Pranë detit, në mëngjes,

aty hec me këmbëzbathur,

mendoj për ty dhe bisedat e shpirtit.

Edhe kur qeshnim dhe loznim,

duke vrapuar për t’u kapur njeri-tjetrit.


Harroj dhe qesh me veten time,

si e çmendur,

ndërsa njerëzit, duke bërë hecjen e mëngjesit,

kthejnë kokën dhe qeshin me mua.

Por unë jam aq larg me mendime,

sa nuk shoh asgjë,

përveç syve të tu

dhe buzëqeshjes tënde,

e cila është shërim për shpirtin tim.


GOTA E VERËS DHE PIANO


Ulur këtu, para pianos,

për ty dua të shkruaj disa fjalë zemre.

Me një gotë në dorë, për ty do këndoj,

dhe gishtat e mi do derdhen si lumë,

pa u shqetësuar fare se çfarë kompozoj.


Dua të të takoj dhe të të puth fort,

aq fort sa piano të trembet,

dhe të shkruaj atë këngë,

sepse unë iu dorëzova ndjenjave,

pa ty, zemra ime po më plas.


Hajde ti në lutjen e do, re, mi, da, so, la.

Si mund të më lësh të pres,

kur nuk kam më fjalë për të shkruar,

se gjumi natën spo më ze.


Hajde, dhe këngën bashkë ta mbarojmë,

pastaj ta kërcim në shoqërinë e gotës së veres!


E DASHUR FEMER


Më fal që s’të vlerësova kur më dhe shpirtin tënd,

energjinë tënde. Më fal kur ti zgjoheshe

dhe më kontrolloje, nëse merrja frymë.


Më fal që të bëja të prisje deri vonë,

tavolina plot me ushqim,

dhe ti më tregoje se isha me vlerë si mashkull.


Më fal që vuajtjet nuk i tregove KURR.

Më fal që nuk flisje KURR.

Më fal që të bëra të vuaje

dhe harrova gjënë më të rëndësishme,

se ti je FEMIJA E DIKUJT

dhe duhet kujdesur me shumë dashuri.


Më fal që e pashe veten mbret

dhe ty shërbetore.

Më fal që të lija orë të gjata pritjeje

në shtratin tonë.

Më fal që shumë herë të nen-vlerësova

dhe poshtërova.


Më fal që shumë herë nuk dëgjova

rrahjet e zemrës dhe sytë e tu me lot.

Më fal që nuk isha aty

kur ti më doje më shumë.

Më fal që ishe BESNIKË

dhe shpirtin e kishe dorëzuar tek unë.


Më fal që të gjithë ishin kundra

dhe ia dole me maturinë tënde,

të kalosh pa ofenduar askënd,

duke lënë situatën të besonte

se ti ishe gabim.


MË FAL QE S'TE BERA 

KURR TË LUMTUR!


Më fal që sëmundja e sëmundjes time

të lodhi e të sakatoi,

dhe prapë ti ishe aty,

e forte si mali.

Më fal që tjetër si ty,

me këtë durim, s’do gjej.

Më fal që të bëra të më lejsh të shkoj,

se veten fillove të fajësosh

për çdo akt timin.


Më fal që rininë tënde e mora

dhe nuk e vlerësova siç duhet

pr presence.

Më fal që vura shumë të tjerë

përpara teje,

dhe sytë e mi ishin të verbuar,

dhe sot dikush tjetër i ka hapur.

E ty të jam shumë borxhli

për SHPIRTIN e madh që pate

dhe më doje.


Padrejtesisht të sëmura,

të lendova, të shkaterrova.

Edhe nëse me tjetër sot

ndryshimin e bëra për ty

dhe jo për të…


NËSE TË PYESIN PËR MUA


Nëse të pyesin për mua,

thuaj që ajo është gjallë e forte,

mendjen e ka top!


Ajo është shkëmb,

e fortë, e dashuruar me natyrën,

ambicioze, e dashur,

e butë, me shpirt të madh,

botën e sheh me sytë e Perëndisë!


Ajo u lejon njerëzve të shkojnë,

sepse ata nuk janë për të.

Ajo nuk i nënshtron askujt,

kush e do për atë që është,

“të rrinë”!


Ajo hyn në mendjen e shpirtrave të njerëzve,

prandaj ata dhe ato ikin

si me klas e si pa klas,

sepse kanë frikë nga ajo

çfarë zbulohet dhe maskat ua heq.


Ajo e ka natyrale këtë dhunti,

“magjistrice” e ëmbël.


Mos luani me njerëz me plotëfuqi,

se janë të përzgjedhurit e Madhit Zot,

se vetëm ai mendon kështu.


Nuk dua njerëz që më duan me zorr

e as që më urrejnë,

se s’kam bërë asgjë.

Se, nëse s’keni paqe me veten,

nuk është faji im.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Kumrie Avdyl Shala : BETIMI PARA ZOTIT

  Kumrie Avdyl Shala BETIMI PARA ZOTIT Një zemër që deshi me nder. Lotët më rridhnin rrëke faqeve. Mallkoja veten që nuk po mundesha të të ...