RADIO VLERA

mardi 10 mars 2026

Nexha Reçica : PANVERA

Nexha Reçica

 










PRANVERA


Pranvera në heshtje po vjen,

këtë vit pak e vonuar.

Në shpirt më rri një dhimbje,

sikur dimri ende s’është larguar.


Lulet e hershme i bart era,

bashkë me kujtimet e mia.

Retë drithërojnë në qiell,

kushedi kah i çon vetmia.


Petalet sillen ngadalë në qiell,

bashkë me borën në hapësirë.

Kur bora të shkrijë një ditë,

do të mbeten të ndara në vetmi.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Rinore Zymeri - Buqetë poetike

Rinore Zymeri Jeta në thjeshtësi Nuk dua pallate që prekin retë, as pasuri që zemrën e lënë shkretë, më mjafton një buzëqeshje në mëngjes, d...