jeudi 7 février 2019

Mimoza Eliona Osmani - Buqetë poetike

Mimoza Eliona Osmani
Pret dy fjalë të delira

Retë e zymta në ngjyrë gri,
Tkurren sa afrohet dielli,
Vështrojnë me kërshëri
"Hënën" zbritur që nga qielli.
Buzë detit ,lagur këmb,
Zgjatur lart duart e bardha,
Diç kërkon zemra mos dhëmb..
Shpirtin bën si pulëbardha..
Mes hapsirës kuqërremë,
Tisi gris vellon prej hiri..
E ballin të kuq , emblemë..
Zhyt ,puth det , derdh eklisirin,
Natës pisk kur të bjerë muzgu,
Si moll yjet pret prej toke,
Arratisur mjegullës..ujku..
Aspirin për dhembje koke..
Pret, (dy fjalë) të delira,
Mbi dallgët ,shkumë e tallaz..
Eh ,ç'kish dy të shkruar syra,
E trupin, ngjalë gjithë naz..
Buzë sahare ,shkretëtirë,
Don puthje t'i njomë t'i lag..
Karafili erëmirë..
Sish as afër por as larg..
E me sy drejtë kaltërsive..
Ëndrrat shkëlqenin.. akllas..
Mbushur shpresë prej perëndive,
Lënë të errëta pusesh pas..
Me një lutje ,çan kometë,
Doli dritë në horizont,
Mbi shpirtin tharë, për jetë..
Ra si i pranverës sfond..
Zotat larg mes reve gri,
Dëgjuan dëshirë të saj,
I falën një dashuri..
Reze syve të mos qaj..




Thua ish flutur mbi gjëmba

Trokëllijn të kalit këmbë?
A tiktak i zemrës vallë?
I ra e u thye shtëmbë?
A me syrin plasi zallë?

Plasi zallë e çau shkëmb,
Mes përmes hapi tynel..
Thua ish flutur mbi gjëmb,
A piktur bërë me penel,

Hyri direkt e në shpirt,
vetëtim, hënë mes bunac,
lëkur hollë si qumështi dhirt,
Më poqi si kollofacë,

Trokëllijn këmbët e kalit,
Unë mbi të i tharë zhuritur,
Ngulçoj zbres rrëzës së malit,
Ç'ishte mjellm ?a vajz e mitur,

S'dua gjumin sot t'a trëmb,
Një sirenë më puth në ballë,
Përvëlohem ,por s'më dhëmb,
Ëndres, vdekur ,apo gjallë?

Buzë liqeni bënte poza, 
dhëmbët gojës , qelibare,
I mjeri ç'më ra trompoza,
Si rreze më djeg, si zjarre,

Flokë pis të zezë karbon,
Sytë blu të thellë,..dhe valë...
Kë kalorës nuk tërbon,
Bel unaz, si lisi shalë..

Fustan veshur, a këmish?
I shkurtër në rozë me lule,
I bardhë si dëbora mish,
Buzmare të shijshme tule,

"Trokëllijn të kalit këmbë",
Ngulmojn.. ujë -ja ka këtu,
"mes mollëve të kuqe rëmbë"
A mos vallë syve të tu..

"Zbres nga kodra në lëndin"..
dora rrjedh si katarakt.. 
Kali më nuk hinngëllin..
Flak gjeti burim a mjaltë?

Mimoza Eliona Osmani 3.2.2019.



Malli mu bë dallandyshe

Eh ç'rëndon zemrës një mall,
Babi si dje kish ditëlindje,
Ah- të ishin sërish gjallë,
Një rrugë ..dy zogj.kjo vendlindje,
Nga kala vështroj sazanë,
E përqarkem nga ullinjtë,
Det i kaltër si fustan,
Vlorës veshur lagur gjinjtë,
Imja origjin Kaninë,
Mbetur mes në histori.
Rezesh me portokallinë
Tis me valë bëjn dashuri..
Vlorës perëndimi ndryshe
Flladiti, mbushi mushkritë
Malli mu bë dallandyshe
Pin ujë të ftohtë dhe sodit
Rrit shpejtësinë si drita
Vlorës mi bie vërdallë..
nata sot mu bë si dita..
E mërgimit më mban gjallë
Mall si llavë si përvëlim
ah kuptova jam në gjumë
Më djeg mall për detin tim
Eh zbardhem si ajo shkumë.
Sytë i mbyll të vazhdoj ëndrra
Balli ftohur mbushur djersë
E nga shpirti dëgjoj zëra..
Gumëzhijn nga univers..
"Yjet" zbritur mbi qytet
Mpleksur si gërshet kurorë
Hëna sot largoi retë..
E ndriçon të bukur Vlorë
Më deh një aromë limon
Më sjell esëll gusbaba
Ulem si mbreti në fron..
pëllumbesh bëhem me krah
Mall përzier me krenari
E kam gjith qytet në dorë
Monument mes sheshit s"rri
Flet për të flamurit Vlore..
burra zakoni e ngritën
shqipja valvitet e lirë
Që nga ëndrra sytë më ndritën
Ah ,nga larg bëkam sehir..

Mimoza Eliona Osmani 1. 2 .2019


Përherë je imazhi i parë

Në je djelli i flakëruar..
Nëse fllad zbret përsëri,
Syve ndjenj, malli kapluar,
Buzë të puthë me kërshëri..

Bulëz vese thatësirës,
Flakë- burim fole -oazë,
“Afsh e shkumë” si e birrës,
Që kurrë, sngëcin në gërmaz,

Nese fshehur të mbajnë retë,
Çastet, si shekuj të gjatë..
Do pij si pijnë devetë..
Rezet, për kruan..e zjarrtë..

Ah, ti ndjenjë që vesh retinë,
S’njeh sinore, kohë, limit,
Kilometrat, hundë, mërinë,
Ah, kur ftohesh..pa djell ditë,

Përherë je imazhi i parë..
Mes syve përfytyrim..
Nëse vdes prap ka të ngjarë,
Më rinngjall lule, kujtim…

Në je flakëruar diell
Lejzeri në timin shpirt
Krateri shpërthyer nga qiell
Llavë që djeg e lë veç hir..


S’di në je puhizë

S’di në je puhizë
A mos je gjë je valë
Zemrës lule drizë?
A mos lumi ngjalë..

Thua syve …ëndërr
Fantazive.. .gjallë..
E sa dal nga zhgjëndër
Imazh prek me mall..

Sy drit xixëllonjash
Të lëshuar flokë
Si krahë pallonjash
Të gjatë der në tok

çapitjet lehtë -lehtë
Mes shpirtit dilemë
Kurmin zjarr vërtetë?
Gjokset frut në pemë

Si korre parregjur
Paparunkat buzë
Ndjenja mbi to dergjur
I reshki me shpuzë..

Herë duket si hënë
Balli mrekulluar..
Gjerdan yjesh rënë
Gushës së zbuluar..

Mbi belin e hollë
I fundit Qemer..
Prej tyl a prej fjollë
A vallë prej sheqer

Ëmbël bukur prerë
Dy gishta mbi gjunjë
Në mes dimrit verë
E dertit shushunj..

Përzierje mes truri
Kolonjash aromë
Mbolle me kunjë druri
filiza të njomë..

Çelën sythat flakë..
Kokonkë bërxhik
Magjike ndër gjak
Që rridhje vërtik

Thërmohesh si rrëra
Imazh paskam kap..
Si në kashtë gjilpëra..
Vjen e ikën prap..

S’di në je puhizë
I ziu ç’më gjeti
Herë rrëshirë ngjizë
Batic- zbaticë deti.


1 commentaire:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    * Fito çështjen gjyqësore
    * magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
    *thyen obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    * infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magjitë e fatit
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420

    RépondreSupprimer

Mimoza Eliona Osmani - Një gotë verë do fantazia

Mimoza Eliona Osmani Një gotë verë do fantazia .. Dy i duam unë dhe ti Të tretën nis poezia... Dy oaze .. dashuri.. Si në qiell yll...