mardi 19 mars 2019

Mimoza Eliona Osmani - Një gotë verë do fantazia

Mimoza Eliona Osmani
Një gotë verë do fantazia ..
Dy i duam unë dhe ti
Të tretën nis poezia...
Dy oaze .. dashuri..

Si në qiell ylli edhe hëna, 
Njëri eshk tjetri çakmak,
Në vështrojnë mes syve brënda,
Nuk do digjen pak nga pak?

E nga bubullimë,shkëndijë,
Që ndez flak vetull qerpik,
Skuqet trupi si nga lijë,
kruhet çik e nga një çik..

Mes hapsire rinë të dy,
Larguar të bardhat re,
Dor për dorë erërat aty,
muzikë notash si do re,

Zjari derdhet përmbi buzë,
E kuqja ngjyrosi gri,
Zhvishet turpi ,veshur bluzë,
Rrezet mbi flokët Flori..

A s'gjajnë si dy gota verë,?
Paparunk dhe tulipan,
Kush i piu s'u bë erë..
Dhe s'shpëtheu si metan..

Në mes tyre alergji,
Dëshmitare tokë përballë,
Derdhen në të natës gji,
E shkrumbojn..çdo gjë të gjall,

A s'ngjajnë Ylli hëna qiellit ?
Njëri çupë e tjetri djalë,
Të dy i buzeqeshin diellit, 
Afshi shkrin borën në mal..

lundi 25 février 2019

Laureta Osmani - Dedikim

Laureta Osmani
Një personazh i ditëve të mija
               
Çdo njeri, në jetën e kësaj bote, ka dikë të veçantë, që e bën ta kupton vetveten, ta njoh dhe ta vlerësoj atë, njësoj edhe unë kam dikë, sytë e të cilit më thonë më shumë se të gjitha fjalët e thurrura ndër rreshta shkrimesh apo vargje poezish. 

   Jeta me dallgët e saj jo të lehta, kahera na shpie në brigje të ndryshme, natyrisht shumë herë edhe në ato të buzëqeshjes e lumturisë, mirëpo këtë herë isha pjesë e së kundërtës, asaj të tmerrit, ankthit, trishtimit, mërzisë e pikëllimit... nuk ishte aspak ndjenjë e këndshme, sa netët pa gjumë duke menduar për një zgjidhje dhe vendim, sa ditët kokën ulur duke u munduar të vë mbulesën e ngjarjeve para të tjerëve, madje sa buzëqeshjet jo të vërteta, njëkohësisht prezantimin jo real të lumturisë së paekzistencë, kjo jo për faktin e dyfytyrësisë, por sepse zemra ime ishte e fort dhe gëlltisja që të gjitha për idealin më vital të qenies njerëzore.
   Ne, e kemi mësuar nga sprovat se kur të kaplon ndonjë brengë e ke patjetër të druhesh nga rezultati që nuk mund të ndryshosh asgjë në të, mirëpo ai mund të ndryshoj gjithëçka për ty, në fakt, tek ti i jep kahje tjetër çdo gjëje, duke filluar nga qëndrimi yt, dëshirat e ëndërrat e tua - ani pse janë më të paprekshmet, sërish jeta të detyron të heqësh dorë nga to... ky, natyrisht, që është viganizëm i jashtëzakonshëm, mirëpo doemos do të zgjedhës ç'do të humbësh; gjërat apo njerëzit që do dhe prap do të jesh miku më i ngushtë i shkatërrimit shpirtëror. 
   Ngjarjet e tilla, që shpesh herë janë sekrete të heshtura, i servohen atyre që kuptojnë në heshtje sekretet, njësoj nëpërmjet një shikimi ne kuptuam gjithëçka tek vetvetja e njëri-tjetrit. 
   Më pastaj, një shoqëri e pakushtëzuar me biseda të gjata, kohë të lirë të kaluar së bashku nëpër kafene apo restorante, shëtitje në natyrë dhe tregime interesante, duke më motivuar të mos dorëzohem dhe të vazhdoj më tutje... mandej, një mbështetje e madhe morale për të kapërdirë të gjitha, që mos të harrohen asnjëherë, mirëpo të vjelim mësimet më të mira nga dhembjet që shpojnë rrënjët e zemrës... fuqi të tillë, në kohën e duhur, pate ti personazh i dtëve të mija, ti je vetë aj shikim, ti je vetë ajo pjesë e jetës, ti je vetë ajo zemër, ti që u bëre dora ime e hekurt, ti vëllau im. 

   Ardian, 
atë kohë, për ty ishte mbyllur libri i lotëve mbi jastëk kur të tjerët mendonin se je duke fjetur, i tmerrit dhe trishtimit kur të tjerët mendonin se ç'film të mahnitshëm ke parë, i ankthit kur të tjerët mendonin se ç'libër të bukur kishe lexuar, i mërzisë dhe pikëllimit kur të tjerët mendonin se ç'çaste të lumtura ke përjetuar, i kishe kapërdirë të gjitha dhe ishe më i fort se kurrë më parë, 
këtë magji ma dhurove mua, atë kohë, kur jeta ma hapi të njëjtin libër... zemra ime e vogël hyri në zemrën tënde të madhe duke kaluar tejpërtej rrugën e ndërtuar nga akademia e vuajtjeve, kështu, takova në ty burimin e butë dhe të feskët të aromës pranverore, që dhënien e ka gëzim, që ndihmën e ka shërim, që njeriut ia kupton dhembjen. 
   Ti, më mësove me urtinë, dashurinë dhe ngrohtësinë më të ëmbël njerëzore!

   Pranë teje gjithmonë kam qenë e vogël, por, sot, fotografisë tënde vëllau im, njëmend jam tepër e vogël, por shumë e lumtur dhe me fat që të kam... përmes rrezeve hyjnore të brezit ylberor, shpirtit tënd të përndritur ia dërgoj falenderimet më të sinçerta të një motreje.

Laureta Osmani,Ferizaj

jeudi 7 février 2019

Mimoza Eliona Osmani - Buqetë poetike

Mimoza Eliona Osmani
Pret dy fjalë të delira

Retë e zymta në ngjyrë gri,
Tkurren sa afrohet dielli,
Vështrojnë me kërshëri
"Hënën" zbritur që nga qielli.
Buzë detit ,lagur këmb,
Zgjatur lart duart e bardha,
Diç kërkon zemra mos dhëmb..
Shpirtin bën si pulëbardha..
Mes hapsirës kuqërremë,
Tisi gris vellon prej hiri..
E ballin të kuq , emblemë..
Zhyt ,puth det , derdh eklisirin,
Natës pisk kur të bjerë muzgu,
Si moll yjet pret prej toke,
Arratisur mjegullës..ujku..
Aspirin për dhembje koke..
Pret, (dy fjalë) të delira,
Mbi dallgët ,shkumë e tallaz..
Eh ,ç'kish dy të shkruar syra,
E trupin, ngjalë gjithë naz..
Buzë sahare ,shkretëtirë,
Don puthje t'i njomë t'i lag..
Karafili erëmirë..
Sish as afër por as larg..
E me sy drejtë kaltërsive..
Ëndrrat shkëlqenin.. akllas..
Mbushur shpresë prej perëndive,
Lënë të errëta pusesh pas..
Me një lutje ,çan kometë,
Doli dritë në horizont,
Mbi shpirtin tharë, për jetë..
Ra si i pranverës sfond..
Zotat larg mes reve gri,
Dëgjuan dëshirë të saj,
I falën një dashuri..
Reze syve të mos qaj..




Thua ish flutur mbi gjëmba

Trokëllijn të kalit këmbë?
A tiktak i zemrës vallë?
I ra e u thye shtëmbë?
A me syrin plasi zallë?

Plasi zallë e çau shkëmb,
Mes përmes hapi tynel..
Thua ish flutur mbi gjëmb,
A piktur bërë me penel,

Hyri direkt e në shpirt,
vetëtim, hënë mes bunac,
lëkur hollë si qumështi dhirt,
Më poqi si kollofacë,

Trokëllijn këmbët e kalit,
Unë mbi të i tharë zhuritur,
Ngulçoj zbres rrëzës së malit,
Ç'ishte mjellm ?a vajz e mitur,

S'dua gjumin sot t'a trëmb,
Një sirenë më puth në ballë,
Përvëlohem ,por s'më dhëmb,
Ëndres, vdekur ,apo gjallë?

Buzë liqeni bënte poza, 
dhëmbët gojës , qelibare,
I mjeri ç'më ra trompoza,
Si rreze më djeg, si zjarre,

Flokë pis të zezë karbon,
Sytë blu të thellë,..dhe valë...
Kë kalorës nuk tërbon,
Bel unaz, si lisi shalë..

Fustan veshur, a këmish?
I shkurtër në rozë me lule,
I bardhë si dëbora mish,
Buzmare të shijshme tule,

"Trokëllijn të kalit këmbë",
Ngulmojn.. ujë -ja ka këtu,
"mes mollëve të kuqe rëmbë"
A mos vallë syve të tu..

"Zbres nga kodra në lëndin"..
dora rrjedh si katarakt.. 
Kali më nuk hinngëllin..
Flak gjeti burim a mjaltë?

Mimoza Eliona Osmani 3.2.2019.



Malli mu bë dallandyshe

Eh ç'rëndon zemrës një mall,
Babi si dje kish ditëlindje,
Ah- të ishin sërish gjallë,
Një rrugë ..dy zogj.kjo vendlindje,
Nga kala vështroj sazanë,
E përqarkem nga ullinjtë,
Det i kaltër si fustan,
Vlorës veshur lagur gjinjtë,
Imja origjin Kaninë,
Mbetur mes në histori.
Rezesh me portokallinë
Tis me valë bëjn dashuri..
Vlorës perëndimi ndryshe
Flladiti, mbushi mushkritë
Malli mu bë dallandyshe
Pin ujë të ftohtë dhe sodit
Rrit shpejtësinë si drita
Vlorës mi bie vërdallë..
nata sot mu bë si dita..
E mërgimit më mban gjallë
Mall si llavë si përvëlim
ah kuptova jam në gjumë
Më djeg mall për detin tim
Eh zbardhem si ajo shkumë.
Sytë i mbyll të vazhdoj ëndrra
Balli ftohur mbushur djersë
E nga shpirti dëgjoj zëra..
Gumëzhijn nga univers..
"Yjet" zbritur mbi qytet
Mpleksur si gërshet kurorë
Hëna sot largoi retë..
E ndriçon të bukur Vlorë
Më deh një aromë limon
Më sjell esëll gusbaba
Ulem si mbreti në fron..
pëllumbesh bëhem me krah
Mall përzier me krenari
E kam gjith qytet në dorë
Monument mes sheshit s"rri
Flet për të flamurit Vlore..
burra zakoni e ngritën
shqipja valvitet e lirë
Që nga ëndrra sytë më ndritën
Ah ,nga larg bëkam sehir..

Mimoza Eliona Osmani 1. 2 .2019


Përherë je imazhi i parë

Në je djelli i flakëruar..
Nëse fllad zbret përsëri,
Syve ndjenj, malli kapluar,
Buzë të puthë me kërshëri..

Bulëz vese thatësirës,
Flakë- burim fole -oazë,
“Afsh e shkumë” si e birrës,
Që kurrë, sngëcin në gërmaz,

Nese fshehur të mbajnë retë,
Çastet, si shekuj të gjatë..
Do pij si pijnë devetë..
Rezet, për kruan..e zjarrtë..

Ah, ti ndjenjë që vesh retinë,
S’njeh sinore, kohë, limit,
Kilometrat, hundë, mërinë,
Ah, kur ftohesh..pa djell ditë,

Përherë je imazhi i parë..
Mes syve përfytyrim..
Nëse vdes prap ka të ngjarë,
Më rinngjall lule, kujtim…

Në je flakëruar diell
Lejzeri në timin shpirt
Krateri shpërthyer nga qiell
Llavë që djeg e lë veç hir..


S’di në je puhizë

S’di në je puhizë
A mos je gjë je valë
Zemrës lule drizë?
A mos lumi ngjalë..

Thua syve …ëndërr
Fantazive.. .gjallë..
E sa dal nga zhgjëndër
Imazh prek me mall..

Sy drit xixëllonjash
Të lëshuar flokë
Si krahë pallonjash
Të gjatë der në tok

çapitjet lehtë -lehtë
Mes shpirtit dilemë
Kurmin zjarr vërtetë?
Gjokset frut në pemë

Si korre parregjur
Paparunkat buzë
Ndjenja mbi to dergjur
I reshki me shpuzë..

Herë duket si hënë
Balli mrekulluar..
Gjerdan yjesh rënë
Gushës së zbuluar..

Mbi belin e hollë
I fundit Qemer..
Prej tyl a prej fjollë
A vallë prej sheqer

Ëmbël bukur prerë
Dy gishta mbi gjunjë
Në mes dimrit verë
E dertit shushunj..

Përzierje mes truri
Kolonjash aromë
Mbolle me kunjë druri
filiza të njomë..

Çelën sythat flakë..
Kokonkë bërxhik
Magjike ndër gjak
Që rridhje vërtik

Thërmohesh si rrëra
Imazh paskam kap..
Si në kashtë gjilpëra..
Vjen e ikën prap..

S’di në je puhizë
I ziu ç’më gjeti
Herë rrëshirë ngjizë
Batic- zbaticë deti.


lundi 23 mai 2016

Buqetë poetike nga Demush Mehmeti

Demush Mehmeti
MUNDET ME ARDHË
Shpesh e keq dinë të na ngatërrohen fjalët Na turbullohet e jona kokë e shkretë Pasha atë aromën tënde o toka ime jetë Dashurin për ty s'ka kush të naj vret Në thellësin e shtatit tënd futur dhe fshehur thellë Perit të mbështjellur në lëmshin e shembur Dashuria për ty mund ti jep rrugë Fjalëve ngatrresëtare me i dhën fund Kush ma mirë freskon shtatin e djegur zjarrmie Turinjët e ngritur pos teje kush i fashitë Te lutmi na fal kjo hije e shtati tonë Në rrësirë e djeshme mos të ngjanë As të përbotshmes zjarrmis së nesërme Lehtë dhe krejt pa na pytur mundet me ardhë !
PO NDODHI Po ndodhi e heshta unë A ja vlen Vallë çka do të thuash ti Ti gojë e shpifsit O i lig Do me quajsh gojë mbyllur Heshtak e të mjerë Naksan kokë shkretë Kur foli unë E di dhe ti nuk heshtësh Do thuash e teproi S'njef rend as vlerë Ky s'di e huq krejt Mundësh të më quajsh Lajkatar, qyqar, krejt servil Bash të till si je vet O gojë fëlliqur byth lëpirës.!
BËJU I URTË E I MIRË Na thonin kujdes magjin E rëndë është mundë të të nxen lehtë Keq të lëndon ora sajë e ligë Në gur sinori mos u ulë, mos prek Shumë rëndë do jesh i truem Do të gllabroj ajo hije e zezë Britma jote do dëgjohet në kupë të qiellt Do mbetësh një i zënë name S'do mundësh të bësh me gisht Kaloe pragun na patën thën Kujdes të kesh ne prag mos u ulë Mos shkel, shkela të shiton keq Aty ku pikon e rrjedhë qatia, mos rri Po u ule ball oxhaku Duhet ta mbajsh rendin bëju i urt e i mirë .
AS MOS MU SILLË Në ketë të ngrohtin shtratin tim shtrihem Me zemrën time të hapur si gjithnjë Me shtatin gjveshur krejt lakuriq As dhe një pikë gjumi se kam në sy Në heshtje lëvizje buzët lutje hyjnore pëshpëris Lutem i mbushur dhimbje e dashuri Të gjithat futur në thellësi vargu Në vargun faltore e këti shpirtit tim Gjumit jo fare nuk po i ngutet rri e pret Po nuk më erdhe me ëndrrën time që dua Me ëndërrën e ligë nuk e dua le te ikë I lutem ikë në theqafje shko as mos mu sillë.
NË RRJEDHË Edhe nata e gjatë ikë e s"ndalet Me fillin dhe gjithë fundin e saj E pakëputur rrjedhë për jetë të jetëve Rrjedhë e rrjedhë s'mundët me u ndalë Në ditët e pandalshme që vin Vizionet kthjelltësi drite di të naj gllabëroj E të shëmbllej turbullt mjegullinë Keq e rëndueshëm të frymojm Mbështjellur në një petk errësire Që nata në ikje peng di me naj lënë Në ëndrra të qeta nate Dhe i rëndi bualli zi mundët të fluturoj Në pikëdritën e ditës vijuese Zhgëndrra hajthme nuk e bartë barrën Të rëndën barrë të kësaj kohës jonë
DO KËRKOHEMI PA U NDAL Në tabloide jete shenohen mëngjeset Aty ku dhe gjitha mbramjet të shënuara janë Aty ku i kam lotët me gjitha buzëqeshjet Për mua, për ty në zemrën time i mbajë Ditët s'ndalën kurrë s'kan me u ndalë Mengjeset e pandalshme për çdo ditë do fillojn Si nata errët që na vjen me mbrëmjen Në për skuta harrese ndervete do kërkoemi Pa pushu u kerkuam dhe do kërkohemi pa u ndal .
IDENTITET I SHPRISHUR Vizioni din të na bëhet një fushë errësire Por si siluet mjegullire të na shemben ideali Koha, ti ndalim këto të liga, boll më Kësaj egos sonë të shfrenuar ti vemi fre Dëshirën tona të ndrydhura hajde ta shpalosim Kohën e qoroditur bashk ta bëjmi zap Qëllimet tona të drejta vet duhet jetsuar Shtat e shpirt këndellur me zemër e bër gur Po o levizin çdo gur dhe çdo grimcë dheu Të mbetemi një identitet i shprishur e i pa udhë!



dimanche 27 mars 2016

POST MORTUM PROF.HYSEN GASHIT


Prof.Hysen GASHI
Hysen Gashi, u lind me 15.03.1937, në fshatin Kryshec,Komuna e Skënderajt.
Ne moshen e tij pesevjeqare, i vdës e ëma. Pas një kohe të shkurtër, i vdes dhe i ati.Vëllau i vetëm i Hysenit , vdes dhe ai, ne moshën njembëdhjet vjeqare. Fëmiun e mbetur jetim, e rriten dhe edukuan, xhaxhallarët e tij.
Mesimët e para per kualifikim te lartë, ndjek në Univrsitetin e Beogradit ( nuk kishte kuadro, aso kohe, në Prishtinë ).
Mbaron Fakultetin e Artit Figurativ, drejtimi ; Skulpturë .
Punoi dhe veproi qe nga mosha e re, punonjës ne arsim! Si veteran i shkëlqyer i Arsimit, dha kontributin e tij maksimal, nga njohiritë e tij profesionale dhe ato njerëzore.
Prof. Hysen Gashi, ishte dhe do te mbetet nje shembull per t'u ndjekur.
Më një zell te pashoq, Hyseni punoi dhe veproi, deri ne frymën e tij të fundit, me 21.03.2004
Në kete përkujtim, shfrytëzoj rastin, t'i falëndëroj te gjithë njerëzit, qe aq shumë e deshten dhe e kujtojnë , babain tim.
Falëndëroj familjën, farefisin, miqtë e babait, nxënësit e Tij;
Faleminderit !
Për Ty babai im..
(djaloshi me flokët gështënjë, e me sy bojëqielli )
Perse baba ike
kur aq shume na deshte
unë femiu yt, qajë e te therras
sërish... vetem e zymta heshteje
...............................................
Por jo. Jo jo, une te shohë,
te flasë, te ndjej ... e të dua, te dua..............................
Hap librin, aty te gjeje Ty!
marr lapsin te vizatoj,
e ti me qëndron pranë....
here me bëhesh laps , here letër,
e herë goma.... per te fshire,
gabimet e mija
Here deshperohëm,
here malli me mbytë,
e nga malli per ty,
në qiell hedhe sytë...
Te falëm o Zot ;;;
per Blerimin e Burimin,
vëllezërit e mij ne zemer i mbaj,
ma kujtojnë BABANË,
sikur te jetë gjallë .

Shkruar me malle, dashuri dhe krenari, bija e Juaj :

Sadije Gashi Shyti

vendredi 28 mars 2014

Kasam ShAQIRVELA - CIKLI POETIK

FJALA E LIRË
Kasam SHAQIRVELA




Kasam SHAQIRVELA

P O Ll O G U

Fushë e gjerë
Fushë e gjatë
Log burrash
Për tu matë
***
Vetë e bërë
Nga Pellagu, hyjnia
E pagëzuar, nga perëndia
Qysh se ishte atëherë
Me ujë mbuluar Pellagia
Pellg ishte më parë
dhe pellg tani mbeti
nuk e nënshtroi kurrë
përgjatë historisë,
as krajli i Skllavonisë
as perandori i ashpër romak
as i bizantit me nam mbreti
e as sulltani otoman i Turqisë
***
Por, edhe në kohë më të re
s’bëri krushqi as me të pafe
nuk iu dërëzua as komunizmit
as kur reformën agrare e nxorën
as dhe kur tokën pjellore ia morën
kolonistë të vjetër e të rinj,
që popullonin Pellagun e tij.
për kaçore të bukës së tij,
ju dashtë pollogasit tani
të bredhë metropoleve
***
në punë më të rënda gjithnji
sharrën e drujve vjerun në krah,
llopatën e qymirit hudhur përmbi
pikërisht t’i shërbente shkjaut të zi,
të duronte ofendime, madje dhe të shara
si ndimonte ankesa as dhe e qara, se
prapë duhej rrokur llopata dhe sharra
e prapë kalvari i mundimeve vazhdonte
e nesërmja sërish e njëjtë fillonte, vallë
këtë jetë sizifi kush mund ta duronte ?
***
veçse Ashtit Pellag që n’heshtje punonte
flente e zgjohej me të njëjtën ëndërr
e dashti dhe e bëri atë zhgjëndërr
e sot më, nuk sharron drunjë për të huaj
por ngre universitete në Pollog
ardhmëria e tij më mos t’i vuaj
të bëhet e zoja për vete, të gatuaj,
madje për kauzë pandërpre të bluaj.
Të mbetet në vendin e tij shekullor
Të mos bredh botës ndër vend të huaj
Por ta mbajë këtu trurin arbëror
E t’i pjellë gjithmonë se e ka femëror.
Kalaja e Hisarit, buzë Artatit
Në luginën e Penastisë


Q Ë N D R E S A
( për mbijetesë)

N’këtë muaj Gushti,n’ditë t’ nxehta
N’qiell të hapur,n’mëshirë t’zotit
Po i rrezikon vdekja e po i thirë jeta
Fëmijë,gra,pleq e t’plagosur n’flakë t’barutit
Mbushur male dhe bjeshkë t’Kosovës
Me të ikur nga shtëpitë e veta
Që ua shkatërron lufta e egër barbare
Që e mbush Kosovën këto ditë me varre
Luftë e pa shpallur nga pushtuesi serbianë
Pushtues, shkatrues, plaçkitës e masakrues
sllavjanë
Që s’po ngihet dot me gjak shqiptari ?!
Po vret fëmijë,nëna e t’moshuar, barbari
A s’po e shihni? Si hiena po sillet qyqari!
Duket se po i frikohet edhe fëmijës n’djep
Prandaj i rrënon shtëpitë dhe po i djeg
Ai po djeg dhe arat me drithin e bukës
Nga inati që po humb në frontin e luftës
Atje ku luftëtarët e lirisë vënë ligjet e veta
Atje s’u bëjnë punë as tanke, as raketa
As ushtarët e veshur me jelek antiplumb
Që kasapi i ballkanit çdo dit po i humb
Sepse kanë ardhë në tokë të huaj zot?
Për ata kjo tokë, gjithmonë do t’jetë
Për së gjalli varr, gjëmë edhe lot ?!
Nga plumbat e UÇK-së, shqiponja me fletë
Që tokës mëmë,gjithnjë do i dalë zot
A s’po i shihni viktimat,atje që po bien!?
Popullsi civile e pa armatosur fare !
Ti Evropë e Ti Amerikë që s’po ndien
Për mira jetë të pa fajshme shqiptare!?
Që po këputen lulëkuqet e rinisë !?
Nga dora e zezë gjakatare e Serbisë
E bota po bën sehir si n’arenë luftimesh
Ku luftonin njerëzit të mbroheshin nga bishat
Dhe perandorët kënaqeshin mes ulërimash
Që nxjerrnin njerëzit e coptuar dyshas !?
Shumë herë ju kërcënua madje edhe NATO
Se do ta sulmonte me aeroplana
Por nga kërcënimet dhe lavdet boshe !?
Veçse u shtuan vrasjet në fëmijë e nana
U dogjën fshatra të tëra,u bënë gërmadha
Armiku s’e ndal luftën pa i ra në brinjë
Shqiptarët s’dorzohen kurrë!Serbi le ta dijë
Njërët luftojnë për mbrojtje dhe për jetë
Kurse tjerët për të plaçkitur si në mesjetë
Fitorja pra i takon atij që mbrohet
Dhe jo atij që plaçkit të pasurohet
Në kuriz t’onin si gjithherë ngarkohet !
Bashkësia ndërkombëtare mos të kujtohet!?
Le të merr tani masa,se pastaj do jetë vonë
Tashmë Kosova po digjet në flakë
Vallë përse s’po e shuan Ti Evropa Plakë?
A s’nxore të paktën nga Bosnja mësim ?!
Apo hipokrizia të ka vu në kujtim !?
Sy ke,s’po shikon,veshë ke,s’po dëgjon !!
Me neglizhencën tënde ai po trimërohet
Madje tallet me botën dhe u përbuz!?
E ju silleni nëpër zyrat e tij,të veshur luksoz ?!
Neve na jepni mësime në vend se t’ndihmoni!
Na thoni të përmbahemi edhe pse na vrasin!?
Sikur i kemi nga dy jetë e tjerët kanë nga një?!
Neve na kanë vrarë,le të na vrasin përsëri !?
E ju se çani kokën për ne,o hijerëndë zotëri?!
Po ne të bashkuar si gjithherë do të mbrohemi
Në trojet tona ,atje ku frymon shqiptari
S’e kemi hiç dert se po na bombardoni
N’daç dhe nga Drenica deri n’Tetovë t’qëlloni
Sikur dhe Sharrit Plak, kodrat t’i rrafshohen
Ne hiç s’po tutemi e ju armiqë do t’mësoni
Shqiptarët kanë qëndresë dhe nuk dorëzohen
Ata luftojnë vazhdimisht për mbijetesë
Dhe plisin e bardhë, kurrë s’do ta shesin
Në e dashtë liria dhe për një do t’vdesin.
gusht ’98
majave të Sharrit


NJË JETË PËR NJË IDEAL

(Elegji për Shaban Polluzhën)

Jetën, gjithmonë e kemi mbajtur në trastë
edhe bukën bashkë me kripën në janxhik
hudhur mbi shpinë e lidhur me besën bast
gjithmonë i dham’ lirë, si për mik e armik ?!
Maleve të Drenicës kalonim janar-shkurtin-’45,
në gjamë?!
ditën, e hanim veten bashkë me diellin shpellave?!
natën, e matnim Atdheun e Vogël, me pëllëmbë,
për pëllëmbë!
ia numronim varret edhe yjet, me shpresën
se mbesëm .
derisa nuk ndodhi tradhëtia, që disa herë
na përsëritet
që nuk po ndalet, por shtohet, shtohet e bile rritet ?!
***
Atdheu gjithmonë kërkon therorë; flijohen
gjeneratat
për tokë e popull që as shitet e as blehet, sepse
ka Shabana, që lindi nëna luana, sa e sa tjerë
që s’harohen,
atyre fama u rri zgjuar përmbi kokë.
Kurorë për dëshmorë !
Për ty Drenicë, edhe sot s’po më ndalen lotët, dua
me t’qa !
me u zhgërry n’vaj, me e qetësu shpirtin e vram,
ah!-me e shpërla!
të shumta janë masakrat që mbi ty t’i kanë ba ,
kush pra?
bastardhët e kuq, si tufa hienash tu turrën n’hata ?!
në gjak t’kuq e t’zi, të kanë ngjyer dhe të kan’ la
të kanë fyer, të kan’ lyer, të kanë sha edhe të
kan’vra ?!
e ti s’lëshove za, se s’lëshove za dhe as ke qa, por
ke ba sevda !
vdekjen me sy hapur e ke pa?! Nuk je gjunjëzue !
por ke këndue! Nuk je tremb se ke luftue me u
çlirue...?!
e gjithë kët’ ta kanë ba për me t’shpërngul ?
që farën tënde me ta zhbë a me ta shkul
nga vendi yt, ul e përul?
në vendin tënd, një farë dreqi me e pru këtu
për me e ngul ?!
se kush tjetër kish me e ba, përveç sllavit tralala,
hordhitë çetnike të sojit karpatian, që
i thirrim shkja
pollën UDBA , OZNA e do Brigada t’kuqe- e Komitete
që i sollën Kosovës, shum’ të zeza; kijamete ?!
***
E!-ti Shaban, tribun i vegjëlisë së Shqiptarisë !
s’e njohe kurrë më parë rrenën dhe tradhëtinë
çiltërisht kape pushkën me shokët e idealit
për t’ia sjellë vendit të shtrenjtën Lirinë
As pesha e viteve, as dimri me acar
s’ta ngriu gjakun tënd në vlim,
për çlirim !
por fjala e dhënë, i rrejshmi premtim ?!
që laro shqiptarët ta dhanë n’Pazar
ta këputi shpirtin, kur n’besë të prenë
po ato, që në shqipen tënde të thirrën
n’takim
natën e errët ta zunë rrugën me rrenë
të rrethuan shpirtshiturit, me një arsyetim !
mbrojtjen e Kosovës, ta quajtën dezertim….?!
Ne qemë vrarë, prerë dhe plaçkitur
edhe më parë, kur nuk qe lufta e dytë
vendi ishte djegur, kallur e zhuritur
nga luftërat Ballkanike që na patën mbytë?!
***
Por, kjo tani, më e rënda na doli, se
brenda vetë neve, dreqi i kuq, dreqër të zi polli
e ti ranë vëllai-vëllait; ballistë e partizanë
njërët, plisin e bardhë mbështjellur me flamur
tjerët, yllin e kuq pesëcepësh ngjitur në ballë
nuk u vranë të tjerë përveçse shqiptarë ?!
nga plane sllave me qëllime të caktuara
në kuzhinat ruse, bukur mirë të gatuara , e
me do mëlmesa-Bylmeza vendi, të ftilluara ?!
***
Ah!- mendjeletët, shqiptarët medet ?!
i besuan mobilizimit të shpikur nga sllavi
njërët ia mësyjnë Pazarit, tjerët në Fushë të
Sremit
pa burra e lanë tërë vendin e vet ?!
ata që su pajtuan dhe nuk i kapi kalemi
u derdhën maleve, shkrepave luftuan
tjerët ndër burgje i masakruan i mbytën !
nëpër puse e gropa, si t’ishin kafshë i qitën...!?
***
Ti Drenicë, moj Zonja Plakë
Ato ditë janari ’45, me acar
Ti e tëra po digjeshe flakë
Se s’pranoshe me t’qitë n’pazar
Tu dhims kulla me plis të bardhë
Ajo kullë aty në Rezallë
Qi i ndejti armikut ballë për ballë
Ç’kuptim të djeshëm mba ?
E ç’simbol të sotëm ka ?
Një kullë në Rezallë të Drenicës
Emblemë e qëndresës dhe sakrificës !
... e shkruar në maj ...
në përvjetorin Heroit


SHPJEGIM S'GJEJË DOT

Shpjegimin nuk e gjej dot
Për shumë pyetje, për mot
Që lidhen me Çështjen Tonë
Që sot mua kot më mundojnë
Por i kanë munduar dhe të tjerët
Para meje,madje shumë më herët
Ndoshta do t`i mundojnë akoma
Edhe shumë tjerë më vonë
Gjithmonë të brengosur
Për të ardhmen tonë
Që është bërë lëmsh
Dhe rri sikurse litari
I futur tërkuzë në thes
Përcjellur e pritur
Nga brezi në brez
Shpjegimin e kërkoj
Nëpër kohë ndjekur
***
Shpjegim pata kërkuar
Nga njerëz ndër shekuj
Në përpjekjet e tyre
N’përflakje t’përgjakura
Paguar dhe me jetë
Luftuar heroikisht
Se rramë dëshmorë vetë
Shpjegimin e kërkova
Madje duke bredhur
Nëpër Trojet e mia, dhe
Duke ecur zbathur
Nëpër fshatra e kërkova
Por dhe qytete të reja
E të vjetra i përshkova
Shpjegimin prapë se gjeta
Kërkimin më tej e vazhdova
Me aq forcë sa më jepte jeta
E sa më lejonin rrethanat
Si të huajat ashtu dhe tonat
Por su ndala, as nuk pushova
Sepse zgjidhjen e kërkova
***
Edhe tek ekonomia
Por edhe tek politika, tek
Sinqeriteti dhe dinakëria
Tek forca e tek strategjia
Edhe e të mive shokë e miq
Edhe e të huajve miq e armiq
Shpjegimin e kërkova prore
Edhe tek dija dhe shkollimi
Nder libra bibliotekash
E klasa shkolle
Madje ndër vende arkiologjike
Të tashme dhe antike….
***
Te punësimi dhe emancipimi
Por nuk e gjeta asgjëkundi
As tek fillimi, as tek fundi
Si në kohë të vështira
E si në kohë të Artë
Nga gjithë kjo që ceka
Këtu pak më lartë.
***
Merre me mend mundimin,
Të shkretin, seç hiqte
Prej torturash e shantazhesh
Nga më të ndryshmet
Sepse donte ta nxirrte
Mbase të drejtë shpjegimin
Nga vetë shpirti i çiltër
Për jetëzgjatje filtër
Dhe zemër të zjarrtë
E fisit tim Fjokart
Ngarkuar me punë,
E realizuar në vepra
Gjithmonë në vazhdim
***
Drejtuar, ecur e shkuar
Përherë dhe gjithnjë
Nga Lindja n’ Perëndim.
Pas Diellit n’përqafim.

(shkëputur nga libri “KTHIM TEK RRËNJËT“ (20 poemtha e ndjekin autorin) 

Mimoza Eliona Osmani - Një gotë verë do fantazia

Mimoza Eliona Osmani Një gotë verë do fantazia .. Dy i duam unë dhe ti Të tretën nis poezia... Dy oaze .. dashuri.. Si në qiell yll...