lundi 25 février 2019

Laureta Osmani - Dedikim

Laureta Osmani
Një personazh i ditëve të mija
               
Çdo njeri, në jetën e kësaj bote, ka dikë të veçantë, që e bën ta kupton vetveten, ta njoh dhe ta vlerësoj atë, njësoj edhe unë kam dikë, sytë e të cilit më thonë më shumë se të gjitha fjalët e thurrura ndër rreshta shkrimesh apo vargje poezish. 

   Jeta me dallgët e saj jo të lehta, kahera na shpie në brigje të ndryshme, natyrisht shumë herë edhe në ato të buzëqeshjes e lumturisë, mirëpo këtë herë isha pjesë e së kundërtës, asaj të tmerrit, ankthit, trishtimit, mërzisë e pikëllimit... nuk ishte aspak ndjenjë e këndshme, sa netët pa gjumë duke menduar për një zgjidhje dhe vendim, sa ditët kokën ulur duke u munduar të vë mbulesën e ngjarjeve para të tjerëve, madje sa buzëqeshjet jo të vërteta, njëkohësisht prezantimin jo real të lumturisë së paekzistencë, kjo jo për faktin e dyfytyrësisë, por sepse zemra ime ishte e fort dhe gëlltisja që të gjitha për idealin më vital të qenies njerëzore.
   Ne, e kemi mësuar nga sprovat se kur të kaplon ndonjë brengë e ke patjetër të druhesh nga rezultati që nuk mund të ndryshosh asgjë në të, mirëpo ai mund të ndryshoj gjithëçka për ty, në fakt, tek ti i jep kahje tjetër çdo gjëje, duke filluar nga qëndrimi yt, dëshirat e ëndërrat e tua - ani pse janë më të paprekshmet, sërish jeta të detyron të heqësh dorë nga to... ky, natyrisht, që është viganizëm i jashtëzakonshëm, mirëpo doemos do të zgjedhës ç'do të humbësh; gjërat apo njerëzit që do dhe prap do të jesh miku më i ngushtë i shkatërrimit shpirtëror. 
   Ngjarjet e tilla, që shpesh herë janë sekrete të heshtura, i servohen atyre që kuptojnë në heshtje sekretet, njësoj nëpërmjet një shikimi ne kuptuam gjithëçka tek vetvetja e njëri-tjetrit. 
   Më pastaj, një shoqëri e pakushtëzuar me biseda të gjata, kohë të lirë të kaluar së bashku nëpër kafene apo restorante, shëtitje në natyrë dhe tregime interesante, duke më motivuar të mos dorëzohem dhe të vazhdoj më tutje... mandej, një mbështetje e madhe morale për të kapërdirë të gjitha, që mos të harrohen asnjëherë, mirëpo të vjelim mësimet më të mira nga dhembjet që shpojnë rrënjët e zemrës... fuqi të tillë, në kohën e duhur, pate ti personazh i dtëve të mija, ti je vetë aj shikim, ti je vetë ajo pjesë e jetës, ti je vetë ajo zemër, ti që u bëre dora ime e hekurt, ti vëllau im. 

   Ardian, 
atë kohë, për ty ishte mbyllur libri i lotëve mbi jastëk kur të tjerët mendonin se je duke fjetur, i tmerrit dhe trishtimit kur të tjerët mendonin se ç'film të mahnitshëm ke parë, i ankthit kur të tjerët mendonin se ç'libër të bukur kishe lexuar, i mërzisë dhe pikëllimit kur të tjerët mendonin se ç'çaste të lumtura ke përjetuar, i kishe kapërdirë të gjitha dhe ishe më i fort se kurrë më parë, 
këtë magji ma dhurove mua, atë kohë, kur jeta ma hapi të njëjtin libër... zemra ime e vogël hyri në zemrën tënde të madhe duke kaluar tejpërtej rrugën e ndërtuar nga akademia e vuajtjeve, kështu, takova në ty burimin e butë dhe të feskët të aromës pranverore, që dhënien e ka gëzim, që ndihmën e ka shërim, që njeriut ia kupton dhembjen. 
   Ti, më mësove me urtinë, dashurinë dhe ngrohtësinë më të ëmbël njerëzore!

   Pranë teje gjithmonë kam qenë e vogël, por, sot, fotografisë tënde vëllau im, njëmend jam tepër e vogël, por shumë e lumtur dhe me fat që të kam... përmes rrezeve hyjnore të brezit ylberor, shpirtit tënd të përndritur ia dërgoj falenderimet më të sinçerta të një motreje.

Laureta Osmani,Ferizaj

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire

Mimoza Eliona Osmani - Një gotë verë do fantazia

Mimoza Eliona Osmani Një gotë verë do fantazia .. Dy i duam unë dhe ti Të tretën nis poezia... Dy oaze .. dashuri.. Si në qiell yll...